Udhëzime për koronavirusin

  • Jaa Facebookissa
  • Jaa Twitterissä

Testimi për koronavirusin dhe vlerësimi i simptomave

  • Nëse keni simptoma që sugjerojnë se mund të keni koronavirus, telefononi në linjën e ndihmës së Espoo-s për koronavirusin, tel. 09 816 34600 (nga e hëna në të premten, 07:00–18:00)
  • Testimi për koronavirusin është në dispozicion për këdo që ka simptoma që sugjerojnë se mund të kenë marrë koronavirusin, si ethe, kollë, dhimbje fyti, hundë që rrjedhin ose bllokim të tyre, vështirësi në frymëmarrje, humbje të shqisës së shijes ose erës, diarre ose dhimbje stomaku pa ndonjë shkak të dukshëm.

Shkoni në qendrën shëndetësore vetëm nëse keni lënë takim

  • Numri për rezervimin e takimeve i qendrave shëndetësore të Espoo-s për çështje të tjera, tel. 09 816 34500, nga e hëna në të premten, 07:00–18:00.

Çdo ditë ka rëndësi gjatë epidemisë së koronavirusit

  • Shërbime të asistencës sociale për familjet me fëmijë, tel. 09 816 23600, nga e hëna në të premten, 08:30–15:00.
  • Linja e ndihmës për shërbimet sociale dhe ndihmën ushqimore, tel. 09 816 45000, nga e hëna në të premten, 08:00–12:00.
  • Parqet e banorëve janë të hapura. Mos shkoni në parqe edhe nëse jeni i sëmurë lehtë. Aktivitetet organizohen vetëm në natyrë, duke garantuar distanca të sigurta.
  • Lani duart shpesh me ujë e sapun dhe kollituni në mëngë.
  • Mos harroni që të mbani një distancë të sigurt prej 1-2 metrash midis jush dhe njerëzve të tjerë.

Arsimi për fëmijërinë e hershme

  • Qendrat e kujdesit ditor janë të hapura. Ju lejohet që të shkoni në një qendër të kujdesit ditor nëse jeni mirë me shëndet. 

Sportet dhe ushtrimet, kultura dhe rinia

  • Pishinat, pishina e hapur dhe pishina për fëmijët e Tapiola-s janë të hapura. Plazhet do të mbikëqyren nga rojet e shpëtimit deri më 16 gusht 2020.
  • Bibliotekat dhe muzetë janë të hapura.
  • Strukturat rinore do të hapen në gusht.

Shërbimi i klientit

  • Pikat e shërbimit të qytetit janë të hapura si zakonisht.   
  • Mos shkoni te pikat e shërbimit nëse jeni i sëmurë.

Shërbimet dhe sipërmarrësit

Udhëtimi

  • Shmangni udhëtimet e panevojshme. Kufizimet për të hyrë në disa vende janë hequr. Ju mund të udhëtoni drejt këtyre vendeve. Një listë e përditësuar në uebsajtin e qeverisë.
  • Udhëzime të mëtejshme për banorët e Espoo-s: www.espoo.fi/coronavirus. Mund të gjeni gjithashtu dhe një smartbot (aplikacion bisede) në uebsajtin e qytetit në espoo.fi. Mund t'i bëni pyetje smartbot-it në lidhje me koronavirusin në më shumë se 100 gjuhë.

Uebsajte të tjera me informacione për koronavirusin dhe simptomat në gjuhë të ndryshme

Shërbimi telefonik i Kela-s në arabisht, somalisht dhe rusisht

Shërbimi është i hapur të hënave, të mërkurave dhe të premteve, nga 09:00 deri në orën 12:00.

Numrat e telefonit:

  • Arabisht 020 6344 902
  • Somalisht 020 6344 905
  • Rusisht 020 6344 901