Udhëzime për koronavirusin

  • Jaa Facebookissa
  • Jaa Twitterissä

Qeveria: Lehtësimet fillojnë nga 14.5.2020

  • Shkollat fillore dhe qerdhet do te punojnë në mënyr normale.

  • Gjimnazet dhe shkollat profesionale lejohen të hapen. Qeveria rekomandon mësimin në distancë. Informohuni për më shumë në faqën e internetit të shkollës.

  • Kufinjtë me vendet Shengen rihapen në kushte të caktuara.
  • Aktivitetet në natyrë do të hapen. Kufizimi i tubimeve të 10 personave vlen ende.

 Lehtësimet fillojnë nga 1.6.2020 

  • Mund të hapen aktivitetet dhe garat sportive me rregulla speciale.

  •  Restorantet mund të hapen në një  bazë të kufizuar.

  • Do të hapen Institucionet publike të brendshme (bibliotekat, muzetë..)
  • Kufizimi i mbledhjeve ndryshon: lejohen grumbullimet deri në 50 vetë.
  • Vizitat në spitale dhe në shtëpit e pleqve janë akoma të ndaluara.

Trajtojini simptomat e lehta në shtëpi. Nëse keni simptoma të rënda, si, p.sh., probleme me frymëmarrjen ose nëse gjendja juaj e përgjithshme përkeqësohet, telefonojini qendrës shëndetësore. Mund të shkoni në qendrën shëndetësore vetëm nëse keni lënë takim. Linja e drejtpërdrejtë e qendrave shëndetësore për koronavirusin, tel. 09 816 34600, nga e hëna në të premten, 07:00–18:00.

Kopshtet mbeten të hapura dhe arsimi parashkollor vazhdon. Nëse mundeni, sistemojeni fëmijën tuaj që të marrë kujdes në shtëpi. Nëse veproni kështu, njoftoni drejtorin e kopshtit.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën të arsimit fillor mund të vijnë në shkollë për mësim ballë për ballë. Nëse është e mundur, nxënësve u rekomandohet që të mësojnë nga shtëpia.

Pishinat, bibliotekat, palestrat dhe muzetë janë të mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Nëse mundeni, përdorni vetëm shërbimet e bashkisë përmes telefonit dhe nëpërmjet bisedës (chat). Informacioni i kontaktit: www.espoo.fi/asiointi.

Pikat e kalimit kufitar janë të mbyllura dhe udhëtimi jashtë vendit është i ndaluar. Nëse ktheheni në Finlandë nga jashtë, duhet të qëndroni në shtëpi për 14 ditë.

Mbledhjet në publik me mbi 10 persona janë të ndaluara. Kufizimi vlen gjithashtu edhe për bashkësitë fetare.

Qeveria finlandeze ka lëshuar udhëzime që personat me moshë mbi 70 vjeç duhet të shmangin praninë e njerëzve të tjerë. Qeveria kërkon me forcë që personat me moshë mbi 70 vjeç të shmangin turmat dhe vendet publike. Rekomandimi ka për qëllim që të mbrojë të moshuarit nga infektimi me koronavirus.

Lani duart shpesh dhe kollituni në bërryl.

Kufizimet janë për të mbrojtur njerëzit, prandaj respektojini ato.

Mos u largoni nga shtëpia nëse jeni i sëmurë.

Trajtoni simptomat e lehta në shtëpi - qendra shëndetësore ndihmon në rastin e simptomave të rënda 

Nëse keni simptoma të lehta në frymëmarrje , të tilla si hundë që kullojnë, kollë, dhembje fyti, dhembje muskulore ose ethe, pushoni dhe shërohuni në shtëpi. Nuk keni nevojë që të kontaktoni me qendrën shëndetësore. Qëndroni në shtëpi derisa të mos keni më simptoma. 

Nëse keni simptoma të rënda, si, p.sh., probleme me frymëmarrjen ose nëse gjendja juaj e përgjithshme përkeqësohet, telefonojini qendrës shëndetësore. Mund të shkoni në qendrën shëndetësore vetëm nëse keni lënë takim. Linja e drejtpërdrejtë e qendrave shëndetësore për koronavirusin, tel. 09 816 34600, nga e hëna deri të premten, 07:00–18:00. 

Lani duart shpesh me sapun dhe kollituni në bërryl. 

Shërbimi i klientit përmes telefonit dhe bisedës (chat) 

Nëse mundeni, kontaktoni me shërbimin e klientit përmes telefonit dhe bisedës (chat). Informacioni i kontaktit: www.espoo.fi/asiointi. 

Linja telefonike për folësit në gjuhë të huaj shërben nga e hëna deri të premten,12:00-15:00. Telefononi nëse keni nevojë për informacion të përgjithshëm në lidhje me koronavirusin ose të ndihmoni me lidhur me situatën për të. Anglisht dhe finlandishte e thjeshtë, tel. 09 816 22610 dhe gjuhët e tjera, tel. 09 816 22620. 

Roboti intelegjent ndihmon për informata të koronës në shumë gjuhë.

Espoo-ja mori në shërbim Robotin për të plotësuar komunikimet e tjera.

Roboti mund tju përgjigjet pytjeve më shumë se 100 gjuhë.

Shkathtësitë e tij gjuhësore bazohen në përkthimet e bëra nga anglishtja.

Padyshim që do të ketë gabime gramatikore, por qëllimi është të përcjellim kuptimin e mesazheve.

Për shembull ju mund të pytni:

  • çfarë duhet të bëhet nëse dyshoni se jeni të infektuar nga koronavirusi?
  • Si janë të kufizuara lëvizjet dhe takimet me njerëz?
  • Nga mund të marrin ndihmë të moshuarit dhe familjet me fëmijë në jetën e tyre të përditshme në rrethana të jashtëzakonshme?
  • Nga mundë të marin ndihmë puntëtorët e suspenduar nga puna si dhe ndërmarjet me vështërsi financiare?
  • Si mund ti përdorni shërbimet e ndryshme të Espoo-së gjatë kohërave të jashtëzakonshme?

Robotin mund ta gjeni në web faqet:

www.espoo.fi/koronaviruswww.espoo.fi/koronaohjeetwww.helloespoo.fi

Për fillim roboti është marë për të përdorur për provë dy muaj.

Kopshtet dhe shkollat 

Kopshtet mbeten të hapura dhe arsimi parashkollor vazhdon. Nëse mundeni, sistemojeni fëmijën tuaj që të marrë kujdes në shtëpi. Nëse veproni kështu, njoftoni drejtorin e kopshtit. 

Nxënësit e shkollave të përgjithshme të klasave 1–3 mund të ndjekin mësimet me kontakt në shkollë.  Nëse është e mundur, nxënësit do të mësojnë në shtëpi. 

Hapen qerdhet dhe shkollat fillore prej datës 14.5.

Qëndroni në shtëpi 

Shmangni grumbullimet.  Kufizimi vlen gjithashtu edhe për bashkësitë fetare. 

Qeveria kërkon me forcë që personat me moshë mbi 70 vjeç të shmangin vendet publike. Rekomandimi ka për qëllim që të mbrojë të moshuarit nga infektimi me koronavirus. 

Nëse është e mundur, qëndroni në shtëpi edhe nëse jeni i shëndetshëm. 

Kufizimet e udhëtimit dhe lëvizjes 

Pikat e kalimit kufitar janë të mbyllura dhe udhëtimi jashtë vendit është  i ndaluar.  Nëse ktheheni në Finlandë nga jashtë, duhet të qëndroni në shtëpi për 14 ditë. 

Kufizimet  dhe udhëtimet  janë vënë në zbatim për të na mbrojtur  të gjithëve ne , prandaj, ju lutemi që t’i respektoni. 

Më shumë udhëzime për banorët e Espoo-s: www.espoo.fi/koronavirus (në finlandisht) dhe www.espoo.fi/coronavirus (në anglisht) 

Udhëzime për koronavirusin (pdf, 226 Kt)
Udhëzime për të aplikuar për mbështetje operative për sipërmarrësit e vetëm (docx, 25 Kt)